Një vit kaloi, një vit pafundësisht i gjatë pa ty, pa më të dashurin tonë

Mustafë Zariqi

Mustafë Zariqi

(2.1.1960 – 16.4.2021)

Na mungon shumë. Na mungon prezenca jote, na mungojnë bisedat që shkëmbenim me ty, këshillat që pranonim nga ti. Na mungojnë vlerat, zgjuarsia, vetëbesimi dhe modestia që gjithmonë rrezatonin nga ti.
Koha kalon, por dhimbja asnjëherë nuk shuhet. Mirëpo, shembulli yt, vlerat e tua njerëzore dhe intelektuale do të jenë ngushëllimi dhe motivimi ynë. Përjetësisht do të mbetesh shtylla kryesore e familjes sonë. Ti u largove vetëm fizikisht nga ne, por gjithmonë do të jetosh në zemrat dhe mendjet tona. Këshillat dhe vlerat e tua do t’i ruajmë dhe zbatojmë gjatë çdo hapi që kalojmë.

 

Të përkujtojmë me shumë mall, dashuri dhe krenari familja Zariqi: bashkëshortja Drita, fëmijët Albani, Vetoni dhe Liraku.

Data e publikimit: 16.04.2022
Shpërndaje
Të tjera