TAHIR ISA QERRETI

TAHIR ISA QERRETI

(15.2.1942 - 23.11.2020)

I dashuri Baba,

Vështirë qenka për të përkujtuar

U bë një vit nga lajmi i hidhur për ndarjen tënde nga jeta, e cila na tronditi të gjithëve.

Bujaria, humanizmi, atdhedashuria e zemërgjerësia ishin disa nga virtytet tuaja fisnike, e duke mos kursyer vetveten për asnjë moment neve na bën të ndihemi shumë krenarë që të patëm.

Kujtimi dhe malli gjithnjë mbetën pjesë e jetës sonë.

Zbrazëtirën që ke lënë pas vetes nuk e plotëson askush dhe asgjë.

U prehtë në paqe shpirti yt fisnik!

Me mall dhe shumë dhimbje të kujtojnë: bashkëshortja, vajzat, djemtë, si dhe nipat e mbesat, po ashtu vëllezërit dhe familja e ngushtë.

Gjithnjë në përkujtim Baca ynë i dashur, ashtu të thërrisnim ne të gjithë.

Data e publikimit: 23.11.2021
Shpërndaje
Të tjera