Arbëri

Teknologjia e re e semaforëve për të ndihmuar përdoruesit e smartfonëve të kalojnë rrugën

Një teknologji e re e semaforëve është duke u testuar në Holandë për të parandaluar përdoruesit e smartfonëve që të kalojnë rrugën kur ka trafik, transmeton koha.net.

Një komunë në Holandë ka prezantuar një semaforë të ri për këmbësorët i dizajnuar në mënyrë specifike për të parandaluar përdoruesit e smartfonëve që të hynë në trafik, duke i shfaqur një vijë drite në trotuar.

I ndërtuar nga Sistemet e Trafikut në Holandë HIG, drita e re +LightLine vjen me një shirit LED i cili ndriçon në tretuar horizontalisht, para kalimit të rrugës.

Përdoruesit e smartfonit duke shikuar telefonin e tyre, me kokë teposhtë, do të shohin këtë shirit me drita LED me ngjyra, i cili gjendet poshtë këmbëve të tyre, para se të kalojnë rrugën, për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, për shkak të shpërqendrimit të tyre, transmeton koha.net.

Këto drita janë duke u testuar në komunën e Bodegraven-Reeuwijk të Holandës, e cila ndërron ngjyrat në tokë, të kuqen dhe të gjelbrën.
Kur semafori është duke ndërruar ngjyrë, shiriti LED do të bëjë dritë si pulsi i shpejtë për të njoftuar këmbësorët.

Mark Hofman i HIG ka thënë për sajtin holandez të lajmeve OmroepWest: Përdorimi i smartfonëve nga këmbësorët dhe çiklistët është një problem i madh. Tramvajet në Hagë shumë shpesh bëjnë ndalesë emergjente për shkak se dikush ka qenë duke shikuar smartfonin e tij në vend të trafikut.