Arbëri

Jahjaga: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të kërkojnë të drejtat e tyre

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në tryezën vetëdijesuese në kuadër të projektit “Identifikimi i rasteve të kryera gjatë luftës në komunën e Gjilanit” të organizuar nga Psikoterapia në Veprim dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

“Të pranishmeve u ofrova mbështetjen e palëkundur, ndërsa i sigurova se do të vazhdojë punën për ta ndërkombëtarizuar çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë derisa drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Jahjaga.

“Në kohën kur pritet të funksionalizohet komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, theksova rëndësinë që të gjitha këto viktima të kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj”, theksoi ajo.