Paris 2024

Spanja triumfon ndaj Kinës në basketboll

Spanja Paris 2024

Basketbollistet e Spanjës i kanë filluar me fitore Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Spanja të dielën triumfoi ndaj Kinës me rezultatin 90:89, pas vazhdimit. Rezultati pas katër çerekëve ishte i barabartë, 76:76. Më e dalluara në fitoren e Spanjës ishte Megan Gustafson me 29 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.

Te Kina u dallua Yueru Li me 31 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, por kontributi i saj nuk mjaftoi që kinezet ta shmangin disfatën.

Spanja në Olimpiadën e “Tokio 2020” përfundoi në vendin e gjashtë, ndërsa në turneun në Paris synon medalje.

“Fitore e mahnitshme. Ne nuk u ndalëm së besuari, nuk u ndalëm së punuari, nuk u ndaluam së përmirësuari”, u shpreh kapitenia e Spanjës, Alba Torrens, shkruan “AP News”, të dielën.