Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se xhudisti Akil Gjakova humbi medaljen e bronztë “për pak”, e atë të argjendtë “edhe për më pak”, duke thënë se kjo ndodhi si pasojë e shpirtit të tij luftarak.
Ai ka shkruar në Facebook të hënën se Akil dhe Nora Gjakova, motër e vëlla, janë përgjithmonë kampionë olimpikë, derisa i ka falënderuar për emocionet dhe përkushtimin e dhënë.
“Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak. Mbase kjo është pasojë direkte e shpirtit të tij luftarak dhe dëshirës së madhe për fitore. Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore. U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi që të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ippon, por jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, Thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht, ka shkruar Kurti.
-
Akil Gjakova i pesti në Evropë
-
Akili pëson në luftën e fortë me Shavdatuashvilin, kërkon të bronztën
-
Kica-Xhelili për Kurtin: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota
-
Kurti: Aktivistët e VV-së u dënuan me burg për statuse, të shohim si do të veprojë drejtësia për sulmin ndaj Mehanit
-
Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”