Garuesi i Polonisë në kërcim së larti, Norbert Kobielski, është suspenduar përkohësisht për doping, pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.
Këtë e bëri të ditur Njësia e Integritetit të Atletikës.
27-vjeçari, që ka rekord personal prej 2.33 metra, ishte i dhjeti në Botërorin e kaluar dhe i gjashti në Evropian në Romë, muajin e kaluar.
Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik i Polonisë në Paris. Ai doli pozitiv në testimin për “pentedrone”.
Artikuj të ngjashëm
-
Një sportist grek del pozitiv për substancë të palejuar, largohet nga Lojërat
-
Kyrgios suspendohet pasi doli pozitiv në testin për kokainë
-
Kampioni i Botës e mbyll karrierën në fund të sezonit
-
Atletikë, Ramadani i teti në Kupën Evropiane të hedhjeve
-
45 muaj suspendim për sprinterin amerikan Bracy-Williams