Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mrekullia

“Mrekullia” vazhdon me këshillat për fëmijë

Këshillat për kujdesin ndaj fëmijëve nga mosha dy deri në pesë vjet do të vazhdojnë të vijnë të përmbledhura në ciklin e ri të episodeve të emisionit “Mrekullia”. Natyra Agani, specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, do të ndajë me shikuesit e Kohavisionit këshilla të vlefshme për prindërit e fëmijëve të kësaj grupmoshe. “Mrekullia 3” transmetohet çdo të premte nga ora 9:10 në Kohavision, si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në YouTube.