KTV ka rikthyer ciklin e serisë “Mrekullia”. Në sezonin e tretë të këtij emisioni, në fokus do të jenë fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç.
Natyra Agani, specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, do të ndajë me shikuesit e Kohavisionit këshilla të vlefshme për prindërit e fëmijëve të kësaj grupmoshe.
Protesta dhe zemërimet e dyvjeçarëve dhe si të menaxhohen ata nga prindërit, të folurit dhe vështirësitë në të folur, frika dhe zhvillimi i fobive, manifestimi i xhelozisë për vëllezërit dhe motrat, përdorimi i teknologjisë për zhvillimin e fëmijëve, mbrojtja e tepërt e fëmijëve nga prindërit apo kujdestarët, janë disa nga temat që do të trajtohen në episodet e reja të “Mrekullisë”.
“Mrekullia 3” transmetohet çdo të premten nga ora 09:10 në Kohavision dhe mund të përcillet edhe në kanalin zyrtar të Kohavisionit në “Youtube”.