Episodi i radhës në “Mrekullia” trajton zhvillimin e personalitetit dhe vetëbesimit te fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç.
Psikologia Natyra Agani u ofron këshilla prindërve se si mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e personalitetit dhe fuqizimin e vetëbesimit te fëmijët e tyre, si dhe shpjegon atë që në psikologji njihet si disiplinë pozitive.
Episodet e sezonit të tretë të “Mrekullia” vijnë çdo të premte prej orës 09:10 në KTV dhe në kanalin zyrtar të televizionit në YouTube – “kohavisionofficial”.