Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje inicion shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci. Bajqinovci vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u emërua në pozitën e kryesuesit më 21 korrik të vitit të kaluar.

Sipas Vetëvendosje, seanca për shkarkimin e kryesuesit do të mbahet më 27 shkurt. Shkarkimi i tij, sipas partisë opozitare në kryeqytet, u bë i mundur me ndihmën e këshilltarëve të AAK-së, një të AKR-së dhe një të pavarur.

“Këshilltarët Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë inicuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Seanca e Kuvendit Komunal do të mbahet më datë 27.02.2024”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë u shkëput pas votimit për anulimin e vendimit për këmbim të pronave në Badoc, për të cilin kishte raportuar KOHA. LDK-ja e ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal.

Image