Asamblisti i Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se ekzekutivi i Prishtinës duhet të jetë më transparentë në raport me ta dhe qytetarët.
Mehmeti ka thënë se këto shqetësime i ka ngritur edhe më herët. Transparenca, thotë Mehmeti, ka qenë një nga zotimet publike të kryetarit Përparim Rama.
“Ka mungesë të transparencës nga Komuna. Ne si këshilltarë vendosemi para aktit të kryer. Nuk kemi matieral, paraprakisht nuk dërgohen materiale siç është rasti me këmbimet e pronave dhe gjithë çështjet e ekzekutivit. Kam ngritur shqetësimet e mia, duke kërkuar më shumë transparencë. Ka qenë një zotim nga kryetari”, ka thënë Mehmeti në “038” të KTV-së.
Duke komentuar që sivjet po ka shumë seanca solemne në Kuvendin Komunal, Mehmeti ka thënë se nëse vazhdohet kështu “ky mandat do të merret më shumë me shfaqje sipërfaqësore sesa përmbajtjësore”.
Mehmeti ka qenë edhe kandidat i AKR-së për kryetar komune në zgjedhjet e fundit. AKR-ja pati fituar tre asamblistë, por ka mbetur me dy, pasi Fiknete Bejta kaloi në LDK.
AKR-ja e ka dërguar çështjen e Bejtës në Agjencinë Kundër Korrupsioni, pasi kërkon të dijë nëse puna e saj në Këshillin Gjyqësor dhe si asambliste në Kuvendin Komunal përbën konflikt interesi.
Edhe
Asociacioni i Komunave vendos për protestë para Qeverisë
Nëse rasti fitohet nga AKR-ja, atëherë atyre do t’iu shtohet një asamblist.
Mehmeti nuk ka dashur ta komentojë rastin, duke thënë se do t’ia lë në dorë AKK-së të vendosë.
-
Rama betohet si kryetar i Prishtinës, uron të mos ketë bllokada “politike”
-
Rama betohet si kryetar i Prishtinës: Uroj që qyteti të mos jetë peng i kalkulimeve politike
-
Fokusi te zgjedhjet qendrore, Rama s'pritet ta prezantojë kabinetin të martën
-
Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin e Prishtinës