Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës me organizim për nder të 28 Nëntorit

Ndertesa e Komunes se Prishtines

Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete gjatë ditës së hënë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftim e lëshuar në faqen e kryetarit të kësaj komune në Facebook, Përparim Rama, është bërë e ditur agjenda e aktiviteteve nën moton “Prishtina Kuq e Zi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ejani të festojmë së bashku 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Rama te agjenda.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10 e mëngjesit deri rreth orës 23:00.

Nga ora 10:00 do të fillojë Programi Kulturor “Kryeqyteti Kuq e Zi”, për të vazhduar edhe me aktivitetin tjetër “Panari ‘Blej Shqip’”, dhe me aktivitete të tjera në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.