Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, e ka filluar procesin mësimor të martën, duke i dhënë kështu fund grevës së mësimdhënësve.
Mësimi në këtë shkollë po mbahet me orar të shkurtuar, nga 30 minuta ora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Grevist dhe Këshilli i Arsimtarëve të kësaj shkolle vendosën të hënën që të nisin mësimin, ndonëse siç është thënë, ata vazhdojnë ta përkrahin grevën e mësimdhënësve dhe për këtë edhe vendosën për orë të shkurtuara.
KTV-ja ishte të martën në këtë shkollë ku u pa entuziazëm te nxënësit.
Greva ka nisur më 25 gusht, derisa ajo po vazhdon të mbahet në shumicën e shkollave në Kosovë.
Mësimdhënësit, ndër të tjera po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit për Paga, i cili aktualisht është në diskutim publik.