Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit.
Përmes një postimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka thënë se niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë në -9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Ndërkaq niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka rënë -2.77 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
“Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, thuhet në thirrjen e KRU “Prishtina”.