Për shkak të kërkesave të larta për ujë të pijshëm, niveli i ujit në dy liqenet Batllavë e Badoc ka rënë dukshëm ditëve të fundit.
KRU Prishtina njofton se niveli i ujit në Batllavë sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në Badoc minus 7.90 metra.
Kompania me këtë rast u bënë thirrje konsumatorëve që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm dhe të mos keqpërdoret.
KRU Prishtina ka thënë se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.
“Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç'rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”, thuhet në njoftim.
-
Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës
-
Niveli i ujit në Batllavë e Badovc, disa metra nën kuotën maksimale
-
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
-
Temperaturat e larta ngrenë alarmin për mungesë të ujit të pijshëm
-
Reduktime të ujit në Prishtinë, pavarësisht nivelit maksimal të Badocit e Batllavës