Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se në lagjen “Qëndresa”, “Nic”, “Qershia”, dhe në pjesën e Veternikut kah Rezonanca do të ketë reduktim të ujit nga ora 16:00 deri më 22:00.
Pavarësisht se ditë më parë njoftuan se liqeni i Badocit dhe i Batllavës kanë arritur nivelin maksimal të mbushjes, KRU “Prishtina” ka thënë se kërkesa për ujë të pijshëm është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë së premtes dhe janë detyruar për reduktime.
“Nëse vazhdon kjo rritje e kërkesës për ujë, reduktime do aplikohen edhe për zona tjera”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Prishtina” e ka arsyetuar vendimin për reduktime “pasi keqpërdorimi i ujit ka arritur në kulmin e papërgjegjësisë”. Kanë bërë thirrje për vetëdijesim në përdorimin e ujit.
-
KRU “Prishtina” njofton për reduktim të ujit në disa zona
-
Nga e diela, reduktime të ujit në Podujevë
-
Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës
-
Prishtina në reduktime të ujit për shkak të shpenzimit enorm
-
Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm