Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon edhe të mërkurën shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, borxhi total i bizneseve është mbi 7 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU" Prishtina" , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, thuhet në njoftim.