Metro

Banorët e fshatit Gllogovicë kërkojnë transport publik

 

Mëngjesi i së martës nisi me një protestë para Komunës së Prishtinës, në të cilën banorët e Gllogovicës kërkuan transport publik për fshatin e tyre. Sipas banorëve, në mungesë të një linje të autobusit, shumë nxënës nuk kanë vazhduar shkollimin e mesëm. Komuna e Prishtinës pati një lajm të mirë për ta.

Dhjetëra banorë të fshatit Gllogovicë, mëngjesin e së martës kanë protestuar para Komunës së Prishtinës për mungesë të linjës së Trafikut Urban.

Linja 15 e autobusit e cila operon deri në fshatin Prapashticë, nuk vazhdon edhe për 6 kilometra të tjera deri në fshatin e këtyre banorëve, të cilët përmes protestës kërkuan zgjidhje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.