Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar të shtunën se po punohet në rregulloren për qarkullimin e skuterëve elektronikë.
Zogaj ka thënë se në kryeqytet së shpejti do të bëhen rrugët e posaçme për lëvizjen e tyre.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka kërkuar sugjerime nga qytetarët lidhur me këtë rregullore.
“Jemi duke punuar në rregulloren për E-Scooters! Në Prishtinë, së shpejti do t'i kemi në rrugët tona. Nëse keni ndonjë sugjerim më shkruani! A jeni për?”, ka shkruar Zogaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Në pranverë në Prishtinë do të vendosen biçikletat e para publike
-
Komuna e Prishtinës po mendon ta shndërrojë rrugën “Rexhep Luci” në hapësirë për argëtim
-
Ndalohet qarkullimi i trotineteve elektrike në sheshet e Prishtinës
-
Zogaj: Përdorimi i trotineteve elektrike përbën rrezik për qytetarët
-
Prishtina me rregullore për qarkullimin me trotinetë – kufizohet mosha, shpejtësia e bateria