Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar të mërkurën se së shpejti do të hartohen rregulla për qarkullimin me trotinetë elektrikë.
Zogaj ka prezantuar disa nga këto rregulla për qarkullimin e “E-Scooters”, e të cilat së shpejti do të dalin në diskutim publik.
Në publikimin e Zogajt, thuhet se “mjetet me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik, u nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës”.
Ai ka njoftuar se fuqia maksimale e lejuar e baterisë është 500Ë, shpejtësia maksimale 25km/h, ndërsa personat që lejohen të drejtojnë këto mjete janë ata mbi moshën 15 vjeç.
Sipas tij, do të ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara.
-
67 gjoba për ngasjen e biçikletave dhe trotineteve në shesh
-
Në Sllovaki mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h
-
Ndalet përkohësisht qarkullimi i trotineteve elektrike në Shqipëri
-
Ligji i ri për trafik vjen me 200 euro gjobë për trotinetet në sheshe
-
Në pranverë në Prishtinë do të vendosen biçikletat e para publike