Me ngritjen e çmimit të naftës në BERZH, është rritur edhe numri i përdoruesve të biçikletave dhe trotineteve elektrike.
Përdorimi i tyre është rritur dukshëm edhe në Prishtinë, të cilët po përdoren si mjet transporti për vajtje në punë.
Për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut, ngasja e tyre po rrezikon qytetarët.
Në hyrje të sheshit të Prishtinës ku ekziston shenja “ndalim-qarkullimi për biçikleta”, qarkullimi nuk lejohet as për trotinete elektrike. Por, një gjë e tillë nuk po respektohet.
Me shpejtësi të madhe të lëvizjes ata po rrezikojnë qytetarët në pjesën ku është e dedikuar vetëm për ecje.
Për mosrespektimin e sinjalistikave, Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës po shqipton dënime. Sipas tyre, vetëm gjatë muajit qershor në Prishtinë kanë shqiptuar 36 kundërvajtje për këta vozitës.
“Vetëm përgjatë muajit qershor, në kuadër të aktiviteteve të gjithmbarshme policore veç tjerash, janë shqiptuar edhe tridhjetegjashtë fletëparaqitje për ngasësit e biçikletave dhe trotineteve elektrike ose e-skuterëve. Këto masa administrative janë shqiptuar ndaj kundërvajtësve që nuk kanë respektuar sinjalistikën e vendosur në hyrje-dalje të shesheve apo zonave të caktuara ku qarkullimi me mjete të tilla është i ndaluar”, ka thënë Policia.
Edhe
Ligji i ri për trafik vjen me 200 euro gjobë për trotinetet në sheshe
Vozitja me shpejtësi të madhe me trotinetet elektrike apo e-scooters po rrezikojnë edhe vetë ngasësit.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë të ditur se rregullorja për E-Scooters do të dalë së shpejti në diskutim publik.
Sipas kësaj rregulloreje, shpejtësia maksimale e vozitjes së tyre do të jetë 25 km/h dhe ngasja do të lejohet vetëm nga personat mbi 15 vjeç
-
30 aksidente janar-korrik 2022 me trotinetët elektrikë, kërkohet rregullimi me ligj
-
Prishtina me rregullore për qarkullimin me trotinetë – kufizohet mosha, shpejtësia e bateria
-
733 aksidente me mjete me dy rrota vitin e shkuar, 12 prej tyre me fatalitet
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë