Për shkak të masave të reja kufizuese në luftën ndaj COVID-19, Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se nisjen e fundit do ta bëjë në orën 21:30, pasi që qytetarëve u ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 e deri në orën 05:00.
Masat hyjnë në fuqi nga sot, e shtunë, deri më 4 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një njoftim të publikuar sot, Trafiku Urban ka përsëritur masat e reja sa i përket transportit publik. Në autobusë ndalohet hyrja pa maskë, ndërsa operatorët e transportit rrugor lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të ulëseve.
Pasagjerët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza, apo test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, nëse janë të liruar nga vaksinimi me dëshmi mjekësore.