Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Ujësjellësi “Prishtina” nga nesër nis nënshkrimin e kontratës për shërbime me konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se duke filluar nga 9 tetori do të fillojë të trokasë në dyert e secilit konsumator që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, për të nënshkruar Kontratën për Shërbime.

Me Kontratë të shërbimeve të ujit, sipas Ujësjellësit Prishtina, rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.