Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina po prin me raste të reja dhe raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje ditëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur 92 raste pozitive me koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar në gjithsej  19 komuna të Kosovës, derisa vetëm në Prishtinë janë paraqitur 29 sosh.

Sipas MSH-së, Prishtina po prin edhe me raste aktive, me gjithsej 97. Komunat e dyta me më së shumti raste aktive janë Ferizaj dhe Gjilani me nga 57 sosh secila. Ndërkaq, Gjakova ka 27 raste aktive.