Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj optimist: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

Ekonomia Online - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Haradinaj theksoi se është bërë një punë e madhe nga AAK-ja për zgjedhjet lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, ka thënë ai.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, deklaroi ai.