Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetura bie në një gropë në “Bregun e Diellit”

Problemet me gropa në rrugët e kryeqytetit s’kanë të ndalur. Së fundmi, në një video të postuar në Facebook nga faqja “Vrojtuesit e lagjeve” është parë një veturë që ka rënë në një gropë të thellë në rrugën “Sali Nivica” të Prishtinës.

Bëhet fjalë për rrugën që gjendjet në lagjen Bregu i Diellit. Sipas “Vrojtuesve”, kjo rrugë tash e tre muaj është në gjendje të tillë, ndërsa në pamje shihet vetura e tipit Audi, me gomën e parë të saj që ka rënë në gropë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për gropat në rrugët e Prishtinës është duke u raportuar vazhdimisht. Emisioni 038 në KTV para disa javësh organizoi një garë për të shpallur “Gropën e Shpend Ahmetit”. Shumë qytetarë fotografuan gropat, ndërsa intervenimet u bënë vetëm pas raportimit.

 

Gropat e hapuna ne rrugen Sali Nivica Bregu i Diellit , kjo rruge tasht e 3 muj ne ket gjendje pasojat shihen ne video. Demtimi i vetures

Posted by Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë on Tuesday, June 1, 2021