Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e cila ndodhi të mërkurën mbrëma në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, e ku i dyshuari për këtë rast ndodhet akoma në arrati.
Siç thuhet në njoftim, është mundësuar sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
“Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës. Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Një person humbi jetën në Prishtinë në mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë njoftoi se rreth orës 20:30 është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Sali Nivica”. Në vendin e ngjarjes u gjet pa shenja jete një person.
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në “Bregun e Diellit”
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Dy vrasje brenda natës, kërkohet shtim i patrullimeve e masa parandaluese
-
Zjarr në një banesë në “Bregun e Diellit”, një person pranon tretman mjekësor
-
Tentimgrabitje e armatosur në Breg të Diellit