Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se planifikojnë blerjen e 30 autobusëve të rinj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se negociatat për blerjen e tyre do të përfundojnë në pjesën e parë të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Ahmeti ka njoftuar se në prill do të fillojë prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të kërkohet investimi në flotë.