Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i thotë se së shpejti do rikthehet energjia elektrike në Vranjevc dhe në disa rrugë të Prishtinës

KEDS-i ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e lagjes Vranjevc, dhe rrugëve “Xhon Sereqi”, “Kamet Loshi”, “Ismet Krasniqi”.

Banorët e këtyre rrugëve dhe lagjes Vranjefc kanë mbetur pa energji elektrike që nga dita e djeshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Së shpejti pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e rr. Xhon Sereqi, Kamet Loshi dhe Ismet Krasniqi, të lagjes Vranjevc. Ekipet tona të terrenit janë duke punuar intenzivisht që sa më parë të rregullohet kabllo e dëmtuar nëntokësore e cila furnizon trafon e këtyre lagjeve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.