Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës themelon Asociacionin e Drejtorëve të Shkollave

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka themeluar sot “Asociacionin e Drejtorëve të Shkollave të Komunës së Prishtinës”.

Komuna njofton se ky asociacion është krijuar për t’ju përgjigjur profesionalisht zhvillimeve reformuese që janë duke ndodhur në sistemin e arsimit parauniversitar ku rol kyç ky mekanizëm do ta ketë sigurimin e cilësisë në shkolla, konkretisht ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të drejtuesve të institucioneve arsimore në: udhëheqje, menaxhim, administrim dhe monitorim dhe mbështetje të proceseve edukativo-arsimore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përkundër sfidave është e vendosur dhe e përkushtuar që nivelin e udhëheqjes dhe menaxhimit në institucionet edukativo-arsimore të ngrit në nivelin dhe standardin e kërkuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.