Arbëri

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Filozofik

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Filozofik , dega Psikologji të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Memorandumi i nënshkruar ka të bëjë për bashkëpunim mes dy institucioneve për angazhimin e studentëve të Departamentit të Psikologjisë si praktikantë në realizimin e projekteve hulumtuese dhe realizimin e programeve intervenuese.

Nënshkrimi u bë nga drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala dhe dekani i Fakultetit, Dashmir Bërxhulli.