Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës shtynë afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë shtyrë afatet për dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat ishin përfituese të granteve.

Sipas njoftimit, bizneset do të mund t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ahmeti njofton se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

- Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

- Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)