Arbëri

Komuna e Prishtinës mobilizohet, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit

Foto: Koha

Komuna e Prishtinës është mobilizuar dhe ka nisur të marrë masa parandaluese rreth koronavirusit.

Sot gjatë ditës, veçse është bërë mbyllja e Qendrave për të Moshuar.

LEXO: Mbyllen Qendrat për të Moshuar në kryeqytet

Por, përmes një njoftimi për media, thotë se në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Komuna e Prishtinës vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.

Lexoni më poshtë:

1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.

2. Që nga nesër, të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.

3. Që nga nesër, shkollat dhe çerdhet publike do të furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.

4. Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu perfshihen aktivitetet që kërkojnë leje nga Komuna për të zhvilluar aktivitetin.

5. Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e ndryshme që nuk janë me urgjencë.

“Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve. P.S. Pa panikë, vetëm kujdes e parandalim!”, thuhet në njoftimin e komunës, publikuar edhe nga kryetari Shpend Ahmeti.