Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (12.02.2020) ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.