Edhe një kënd “Te Pema” i është shtuar Prishtinës dhe është vendosur në sheshin “Skënderbeu”.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook thotë se 10 këndet “Te Pema” të vendosura në Prishtinë, janë rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me ICK - Innovation Centre Kosovo dhe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosova.
“Ky produkt ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë ajrit të pastër për shëndetin tonë dhe përmirësimin e cilësisë së tij nëpër zonat urbane, ku ndotja është më e madhe”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti thotë se “TE Pema ” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit.
“Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal”, përfundon Ahmeti.
-
Vendosen edhe pesë njësi të pemëve për pastrimin e ajrit në Prishtinë
-
“Te Pema”- E tharë dhe e harruar nga Komuna e Prishtinës
-
Në Prishtinë vendoset tuneli dezinfektues
-
Në Prishtinë pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave
-
Ahmeti tregon për masat që do t’i marrë komuna për të luftuar ndotjen e ajrit