Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave

Foto: Shpend Ahmeti / Facebook

Krahas pastrimit të rrugëve, në Prishtinë po pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

 “Ne të tjerët t’i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontejnerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme! Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët”, tha Ahmeti.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm