Nxënës e mësimdhënës të gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë kanë protestuar kundër zhvendosjes nga objekti shkollor.
V.A., nxënës i kësaj shkolle dhe që preferoi të mbetet anonim, ka thënë se ata nuk kanë marrë një garanci nga Komuna se në të njëjtin vend do të bëhet objekt i ri shkollor, shkruan sot Koha Ditore.
“Ka supozime se pas rrënimit të këtij gjimnazi, hapësira e njëjtë do të shfrytëzohet për qëllime dhe interesa personale të individëve apo grupeve të caktuara. Nxënësit e këtij gjimnazi nuk pajtohen me vendimin e Komunës që klasat e 12-ta të jenë në ndërrimin e pasdites, për arsye se mësimi nuk është produktiv”, është shprehur V.A.
Ndërkaq drejtori i shkollës, Ilmi Reçica, ka thënë se në një takim me strukturat komunale u krijua një grup punues për rivlerësimin e statikës së shkollës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Zhvendosja nga objekti i Gjimnazit gjuhësor kundërshtohet me protestë në Prishtinë
-
Për sigurinë e objektit të shkollës “Ahmet Gashi” do të bëhet rivlerësim
-
Komuna nuk tërhiqet, “Ahmet Gashi” do të rrafshohet
-
Komuna e akuzon Vetëvendosjen se po manipulon nxënësit e “Ahmet Gashit” në protestë
-
Ahmeti thotë se “Ahmet Gashi” ose rinovohet ose rindërtohet