Nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë kanë protestuar të enjten për gati dy orë, duke e kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e kësaj shkolle dhe zhvendosjen në dy objekte të tjera shkollore. Protestën kanë paralajmëruar ta vazhdojnë edhe të premten nga ora 08:00 e mëngjesit.
Komuna e Prishtinës muajin e kaluar ka marrë vendim për dislokimin e nxënësve në dy objekte shkollore. Kjo pas një vlerësimi që i është bërë objektit të shkollës “Ahmet Gashi” e ku ka rezultuar se nuk ka stabilitet dhe nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit edukativ-arsimor. Sipas vendimit, nxënësit e klasës së 10-të të zhvendosen në shkollën fillore “Emin Duraku”, ndërkaq nxënësit e klasës së 11-të dhe 12-të të zhvendosën në objektin e gjimnazit “Sami Frashëri”, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka bërë të ditur se të enjten kanë arritur një marrëveshje me mësimdhënësit dhe drejtorin e shkollës që zhvendosja të bëhet që nga e hëna. Megjithatë, mësimdhënësit e kanë konfirmuar se ende nuk kanë vendosur nëse do ta pranojnë vendimin e Komunës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rivlerësim i statikës së Gjimnazit në Prishtinë ose objekt i ri shkollor
-
Komuna nuk tërhiqet, “Ahmet Gashi” do të rrafshohet
-
Komuna e akuzon Vetëvendosjen se po manipulon nxënësit e “Ahmet Gashit” në protestë
-
Nxënësit protestojnë kundër largimit nga gjimnazi “Ahmet Gashi”
-
Mbyllet gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit sistemohen në dy objekte të tjera