Arbëri

Banorë të “Mati 1” i bëjnë thirrje kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti “Eja në tubim”!

Në adresë të Koha.net sot kanë arritur dy thirrje publike të dy qytetarëve të lagjes "Mati 1" të kryeqytetit, drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të marrë pjesë në një tubim të banorëve të asaj lagjeje, për të dëgjuar hallet me të cilat përballen ata, dhe mundësitë për zgjidhje. Po e publikojmë thirrjen të plotë.

Ne banorët e lagjes “Mati 1”, (Lagjja e Spitalit, rruga "Muharrem Fejza") me datë 2 shtator, në ora 19:00, ditë e hënë, tek shkolla 'Pavarësia", mblidhemi për të diskutuar problemet e lagjes. Dy muaj pas protestës në lagje, asgjë s'ka ndryshuar për të mirë. Asnjë interesim nga autoritetet komunale. Gjithashtu, tashmë bëhen plot tre vjet që kryetari i Komunës, z. Shpend Ahmeti nuk ka qenë në lagje.

Neve i kemi bërë thirrje zyrtare (të dorëzuar javë më parë) dhe përmes jush i bëjmë edhe thirrje publike që të jetë pjesëmarrës në tubim.