Afro 66 mijë euro është totali i faturës që i ka kushtuar kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina” (KRU Prishtina) blerja e tre “Golf 5”, tre “Pickup”, tre “Rimorkio” dhe servisimet e rregullta për 1 vit.
Çmimi që ka paguar “KRU Prishtina” për këto automjete është gati dyfish më i lartë sesa në tregun e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Bazuar në çmimin real i bie se kjo kompani ka paguar mbi 20 mijë euro më shtrenjtë sesa është çmimi real në treg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeturat dhe “Pickupët” që i ka blerë “KRU Prishtina”, sipas kompanisë furnizuese “Artius Group”, janë automjete të përdorura të vitit 2009/2010, derisa “Rimorkiot” janë të reja me vit të prodhimit 2018. Veturat janë importuar nga Gjermania, kurse “Pickup” nga Zvicra.
Procedurat e doganimit të një veture që vjen nga jashtë kushtojnë mbi 2 mijë euro, duke përfshirë këtu akcizën, doganën dhe homologimin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)