Arbëri

PSD-ja dëshiron të shkëpusë bashkëpunimin me VV-në në Prishtinë

Në një konferencë të jashtëzakonshme, asamblistët e PSD-së në Prishtinë, kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, të cilën e kanë akuzuar se përkundër që udhëheq me tri drejtori në ekzekutiv, ka sjellje armiqësore dhe opozitare në kuvend.

Ky reagim i tyre erdhi pas përplasjeve që patën të martën në Kuvend Komunal me ç’rast asamblistët e pozitës lëshuan seancën duke pamundësuar mbajtjen e saj për shkak të mungesë së kuorumit.

“Qytetarëve u interesojnë vetëm vendimet për të mirën e tyre, unë uroj që ta sqarojmë këtë çështje sa më shpejtë, të vazhdojmë me projektet që i kemi përpara. Mendoj se përfundimisht duhet të ndërpresim bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, kjo që ka ndodhë sot, ky nivel i shpifjes, është e patolerueshme”, ka thënë asamblisti i PSD-së Bashkim Beha.