Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Promovohet libri për trajnerin legjendar Lah Nimani

Promovimi i librit për Lah Nimanin

Është promovuar të enjten mbrëma në Prishtinë libri kushtuar trajnerit legjendar të boksit, Lah Nimani.

Autor i librit "Lah Nimani - emblemë e përjetësisë" është profesori mitrovicas, Fazli Hajrizi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Libri është i ndarë në dhjetë kapituj, ndërsa paraqet jetën dhe veprën si profesor e trajner të Lah Nimanit të ndjerë.

Për Lah Nimanin ndër të tjera folën edhe Mehmet Bogujevci, Agim Kasapolli, Driton Kuka, Avni Spahiu e personalitete të tjera.

Autori Fazli Hajrizi ka treguar se për librin ka punuar shumë vjet, ndërsa është frymëzuar nga kontributi madhor i Nimanit.

Lah Nimani është prej figurave sportive shqiptare më të njohura dhe më të suksesshme në histori. E udhëhoqi skuadrën e Prishtinës drejt pesë titujve të kampionit në shtetin e dikurshëm federativ. Klubi i boksit Prishtina ishte bindshëm më i suksesshmi i Kosovës në ish-Jugosllavi.