Legjenda futbollit spanjoll, Andres Iniesta, ka folur për superyllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Iniesta e ka këshilluar Yamalin që vit pas viti të vazhdojë të përmirësohet, në mënyrë që të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj në botë.
Yamal ka kohë që po shkëlqen te Barça.
“Lamine ka potencialin të bëhet një nga më të mirët. Kjo është sfida që ai ka përpara. Të përmirësohet çdo vit. Ai mund ta bëjë këtë, padyshim, dhe shpresojmë që ai të vazhdojë ta bëjë këtë”, ka thënë Iniesta në një intervistë për “Catalunya Radio”.
18-vjeçari Yamal tashmë ka disa trofe të fituar me Barcelonën. Me Spanjën në vitin 2024 e fitoi Kampionatin Evropian.
41-vjeçari Iniesta ka përsëritur dëshirën e tij që një ditë ta ushtrojë zejen e trajnerit. Ai thotë se është në proces të marrjes së licencës së trajnerit.
“Ky është motivimi im tani. Jam në proces, por është diçka që do të doja ta bëja dhe do të përpiqem të përgatitem sa më mirë që të mundem. Jam në proces të marrjes së licencës sime të trajnerit”, u shpreh Iniesta.
Spanjolli Iniesta për kohë shumë të gjatë luajti te Barça. Ai konsiderohej një nga mesfushorët më të mirë në botë.