Presidenti i Federatës ruse të Mundjes njëherësh zëvendëspresident i Federatës Botërore të këtij sporti, Mikhail Mamiashvili, ka shkaktuar skandal gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
Teksa i dorëzoi medaljen e artë mundësit shqiptar të natyralizuar, Chermen Valiev, ai bëri gjest skandaloz, sipas Komitetit Olimpik Shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMamiashvili fillimisht ushtron forcë teksa i vendos në qafë medaljen Valievit dhe më pas e shtyn me duar. Dëgjohet edhe duke i thënë “tradhtar”, pasi ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë.
VIDEO:
Russian Wrestling Chief Humiliates Champion
Russian Wrestling Federation President Mikhail Mamiashvili aggressively "congratulated" Chermen Valiev on his European Championship win, yanking the medal around his neck like a noose.
Valiev, who now competes for Albania, may have… pic.twitter.com/Xupwpm2Pmk
“KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Shqipëria ka disa mundës të natyralizuar. Dhe falë tyre, për herë të parë, në "Parisi 2024", Shqipëria fitoi medalje olimpike. Pikërisht, Valiev dhe Islam Dudaev i sollën medaljet e para olimpike ndonjëherë Shqipërisë, duke fituar të dy të bronztën. Deri para Lojërave Olimpike, Valiev kishte garuar për Rusinë. Dudaev ndërkohë mbron ngjyrat kuqezi nga viti 2022.