Kryemjeshtri Driton Kuka i është gëzuar suksesit të arritur të shtunën në Kupën afrikane të kadetëve në Marok.
E ka përmendur edhe xhudisten Krista Kovaçi nga Shqipëria, që fitoi medalje të argjendtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJon Kuka, djali i tij, dhe Arba Hasanaj, u stolisën me medalje të bronztë.
“Për mbrëmje të mirë. Jon Kuka 55 kg, Arba Hasanaj 70 kg, dy medalje për Kosovën. Krista Kovaçi 63 kg, një medalje për Shqipërinë. I gjithë ekipi me trajneren Majlinda në Casablanca të Marokut shënoi nisje të mbarë për këtë vit! Gara e vlefshme për pikë të Ranglistës Botërore për kadetë si dhe kualifikuese për Olimpiadën e të rinjve këtë vit në nëntor në Senegal! Dy fjalë për Kristën! Ajo bashkë me Kasandrën, dy vajza që jetojnë në Pejë tash e dy vite për të realizuar ëndrrat e tyre sportive! Stërviten me klubin tonë dhe kjo medalje tregon që ato tashmë po ndërtohen në sportiste me potencial! Kaq për sonte! Urime medaljet për sportistët tanë. Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar Kuka.