Luftarake

Jon Kuka fiton medalje në Kupën afrikane të kadetëve

Jon Kuka

Jon Kuka, djali i kryemjeshtrit Driton Kuka, ka fituar medalje të bronztë në Kupën afrikane të kadetëve.

Të shtunën në Casablanca të Marokut, Kuka e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë nëpërmjet repesazhit. Të dy luftërat e repesazhit i fitoi me Ippon. 

Fillimisht e mposhti xhudistin maroken El Mehdi Boudarham, ndërsa në luftën për medalje triumfoi ndaj xhudistit nga Luksemburgu, Ugo Marchiori.

Të shtunën në repesazh në kategorinë deri në 70 kilogramë ishte edhe xhudistja Arba Hasanaj. Fillimisht e mposhti me Ippon marokenen Rokaya Ghadfane të Marokut, por në luftën për medalje humbi nga Ivana Bebek e Bosnjë-Hercegovinës.

Në garën e organizuar në Casablanca të Marokut morën pjesë 143 garues nga 26 shtete të ndryshme, 98 garues ishin te xhudistët dhe 45 te xhudistet.