Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar të hënën lidhur me sulmin që arbitri nga Bosnjë-Hercegovina, Fegja Trbonja e realizoi ndaj trajnerit kosovar të kikboksit, Migjen Shala. Sulmi ndodhi të premten në Cetinje të Malit të Zi gjatë një turneu ndërkombëtar.
Trbonja e goditi me trofe në fytyrë trajnerin kosovar.
KOK-u ka shkruar se e ka pritur me shqetësim dhe indinjatë të thellë incidentin.
“KOK-u dënon ashpër incidentin e ndodhur, e sidomos kur shkaktar i kësaj bëhet gjyqtari, roli i të cilit është ndarja e drejtësisë në ring, promovimi i respektit dhe ferplejit. KOK-u, pas kontakteve dhe koordinimit me Federatën e Kick-Boksit të Kosovës, ka kontaktuar menjëherë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Malit të Zi, në vendin e të cilëve u zhvillua turneu, dhe me Komitetin Olimpik të Bosnjës e Hercegovinës, nga të cilët ka kërkuar marrjen e masave ndaj gjyqtarit”, shkruan ndër të tjera në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
-
Flet trajneri kosovar që u godit me trofe në fytyrë nga arbitri në Mal të Zi: Jam fitues
-
Skandal në Mal të Zi, referi godet me trofe trajnerin nga Kosova
-
Lojtarët dhe trajnerët do të përballen me gjoba nga FIFA
-
Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi
-
FBK-ja dënon sulmin e zyrtarit të Vëllaznimit ndaj arbitrit