Xhudisti i talentuar, Jon Kuka ka fituar medalje të bronztë në garën ndërkombëtare “Sarajevo European Judo Hopes Cup”.
Kjo garë për shpresat e xhudos nisi të shtunën në Sarajevë, ndërsa vazhdon edhe të dielën. Është gara e parë zyrtare e EJU-së për xhudistët e grupmoshës U15. Po paraqiten plot 300 xhudistë nga 75 klube të 13 shteteve.
Jon Kuka garoi në kategorinë deri 46 kilogramë. Xhudistët e rinj pos garës gjatë qëndrimit në Sarajevë ndjekin edhe ligjërata për sportin e tyre. Është kjo një iniciativë e re e Unionit Evropian të Xhudos për të rritur edhe më shumë sportin luftarak ku Kosova ka prekur kulmin.
Jon Kuka është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka. Joni për trajnerë në Sarajevë i kishte kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabakun.
-
Kuka mposht xhudistin serb për medalje të bronztë në Kupën Evropiane
-
Të hënën filluan kualifikimet olimpike në xhudo, Kosova kërkon normat e radhës
-
Java e Evropianit të xhudos, Kosova kërkon medalje për vitin e 14-të rresht
-
Fillim pozitiv i vitit për xhudon kosovare
-
Kuka u gëzohet medaljeve në Kupën afrikane të kadetëve