Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ AAK-ja premton transformime qytetesh

Kreu i AAK-së ka vazhduar përkrahjen ndaj kandidatëve të tij. Këtë herë ai ka ftuar qytetarët që të votojnë kandidaten e tyre për Kaçanikun, Hafize Sallahu. E kandidati për Podujevën, Besnik Tahiri, ka premtuar se do ta shndërrojë qytetin në një qytet model.

Kandidatja e AAK-së për kryetare të Kaçanikut, Hafize Sallahu, në fushatën e saj elektorale ka pasur mysafir kreun e partisë.

Haradinaj përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë kandidaten e tyre.

E premtim për transformim të qytetit ka dhënë kandidati për Podujevën, Besnik Tahiri.

Një gjë të tillë, sipas tij, e ofron planprogrami i tij.

Ndërsa kandidati për Prishtinën, Daut Haradinaj, u ka premtuar pensionistëve se me të kryetar barnat e tyre do të jenë falas.

Gjithashtu ai u zotua se pensionistët si shoqatë do të lirohen nga të gjitha pagesat komunale.

Premtim për ndërtim të stadiumit ka dhënë kandidati për Gjakovën, Ardian Gjini.

Ai ka thënë se një ndërtim i tillë do të sigurohet nga buxheti komunal.

Ndërsa Smajl Latifi e Bekë Berisha nëpër takime me banorë u kanë premtuar atyre mbështetje.